Seria e vaksinave kundër koronavirusit, të prodhuara nga Johnson & Johnson nuk i ka plotësuar standarded e cilësisë dhe nuk mund të përdoren.
Kompania nuk ka dhënë ndonjë detaj se sa doza të vaksinave janë humbur dhe ende nuk dihet se si do të ndikojë kjo në dërgesat e ardhshme, raporton AP, transmeton portali arbresh.info
Sipas deklaratës, problemi lindi sepse përbërësi i vaksinës së prodhuar nga Emergent BioSolutions, një nga 10 kompanitë me të cilat Johnson & Johnson bashkëpunon për të shpejtuar prodhimin, nuk i plotësonte standardet e cilësisë.
Është theksuar se Administrata Amerikan e Ushqimit dhe Barnave nuk e ka miratuar ende që fabrika e kompanisë Emergent BioSolutions prodhon një pjesë të vaksinës.
Johnson & Johnson është zotuar të sigurojë 20 milion doza vaksine për qeverinë e SHBA deri në fund të marsit dhe 80 milion doza të tjera deri në fund të majit.
Kompania në deklaratë tha se planifikon të dorëzojë 100 milion dozat e vaksinës deri në fund të qershorit./arbresh.info/
Brikena zyrtarizon ndarjen: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...