Kandidatja për Presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një mesazh motivues drejt lojtarëve të Kombëtare, të cilët sonte zbresin në fushë kundër Spanjës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se të gjithë mendjen dhe zemrën e kanë tek lojtarët e kombëtares.
“Dardanët po e shpiejnë Kosovën anë e mbanë botës. Me secilën paraqitje e lojë të tyre, Kosova frymon më lirshëm, shteti ynë përçon mesazhe të shtetësisë, punës së ndershme e progresit të vazhdueshëm me shtetndërtim. Sonte, në përballje me Spanjen, zemrat e mendjen i kemi me ju”, ka shkruar Osmani, shkruan arbersh.info.
Postimi i plotë:
Dardanët po e shpiejnë Kosovën anë e mbanë botës. Me secilën paraqitje e lojë të tyre, Kosova frymon më lirshëm, shteti ynë përçon mesazhe të shtetësisë, punës së ndershme e progresit të vazhdueshëm me shtetndërtim.|
Sonte, në përballje me Spanjen, zemrat e mendjen i kemi me ju.
Çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë.
E gjithë Kosova sonte jemi një!.
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...