Në takimin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca me koordinatoren e OKB-së për zhvillim, Ulrika Richardson, u diskutua për nevojën e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe programeve të zhvillimore të OKB-së në Kosovë.
Të dyja palët ishin të një mendje mbi rolin dhe rëndësinë e Kuvendit si institucion i cili përmes legjislacionit mund të ndihmojë në harmonizimin e prioriteteve zhvillimore dhe reformuese të Kosovës me prioritetet e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat prioritete promovohen nga ekipi i kësaj organizate dhe agjencive të saj në Kosovë.
Çështje si luftimi i varfërisë, promovimi i barazisë gjinore, ngritja e nivelit të mirëqenies sociale, ngritja e cilësisë së arsimimit, zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor etj., ishin aspekte për të cilat kryetari Konjufca dhe koordinatorja Richardson u pajtuan se duhet të jenë prioritet i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetari Konjuca e siguroi Richardson se shumë nga prioritetet e promovuara prej saj kanë qenë dhe do të jenë pjesë e programit qeverisës të Qeverisë Kurti dhe në këtë kontekst mbështetja e Kuvendit me nisma legjislative dhe miratim ligjesh që mundësojnë realizimin e objektivave të tilla do të jetë e pashmangshme dhe e natyrshme./arbresh.info/
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...