Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndryshe të dhunës në familje.
Rastet janë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.
Sipas raportit të policisë, tre persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fushë Kosovë 26.03.2021, 23:00 – Më 27.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me vëllanë e tij e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish-bashkëshorten e tij ) duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 27.03.2021, 15:00 – Më 28.03.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.
Prizren 27.03.2021, 18:40 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i kërkuar para e ka kanosur verbalisht babanë e tij viktimë mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Gjakovë 27.03.2021, 19:15 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që i njëjti e ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media