Marina e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme ka në plan të dërgojë një ekip vlerësimi të ekspertëve të pastrimit në Kanalin e Suezit të Shtunën për të këshilluar autoritetet lokale që përpiqen të lirojnë anijen gjigande të kontejnerëve e cila po qëndron e bllokuar që nga e marta.
Ever Given, një anije kontejnerësh e gjatë sa ndërtesa ‘Empire State Building’ në Neë York është, u përplas të Martën pasi u kap nga erërat e fuqishme dhe një stuhi rëre e shkretirës që shkaktoi shikueshmëri të ulët dhe lundrim të dobët.
Qeveria egjiptiane ra dakord të pranonte një ofertë ndihme përmes Ambasadës Amerikane në Kajro.
“Administrata e Biden po ndjek situatën nga afër. Si pjesë e dialogut tonë aktiv me Egjiptin, ne kemi ofruar ndihmë nga ShBA-ja për autoritetet egjiptiane për të ndihmuar në rihapjen e kanalit. Ne jemi duke komunikuar me partnerët tanë egjiptianë se si t’i mbështesim më mirë në përpjekjet e tyre , “tha një zyrtar amerikan për CNN.

Ushtria amerikane shpesh dërgon ekipe vlerësimi në situata katastrofash për të ofruar ekspertizë teknike kur kërkohet.

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...