Të gjithë e dimë se mbiemri është pjesë e rëndësishme e identitetit tonë.
Dhe për këtë shpesh herë dëshirojmë të dimë se nga e kanë gjenezën mbiemrat tanë.
Në Kosovë kemi mbiemra të ndryshëm, një nga ta është edhe mbiemri Krasniqi.
Mbiemri Krasniqi është një nga mbiemrat më të përdorur në Kosovë, ku sipas statistikave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 58 mijë e 199 njerëz në Kosovë mbajnë mbiemrin Krasniqi.
Se nga e ka gjenezën ky mbiemër janë thënë dhe janë dokumentuar versione të ndryshme.
Një gjë të tillë e ka pohuar edhe etnologu në Institutin Albanologjik të Kosovës, Bashkim Lajçi.
“Emri apo fisi Krasniq ka një prejardhje apo një gjenezë sipas burimeve shkencore thuhet se fisi Krasniq përkatësisht emri si i tillë ka ardhur nga Bosnia sipas disa studiuesve më herët e disa të tjerë thonë që ka ardh gjatë mesjetës nga Mali i zi, kjo pak a shumë është nga aspekti gjeografik por ka teori të ndryshme. Pastaj kur bëhet fjalë për emrin Krasniqi kemi disa variacione tek tij emri”, ka thënë Lajçi.
Bardh i Vogël është një vendbanim në komunën e Fushë Kosovës e ku pjesa më e madhe e tyre mbajnë mbiemrin Krasniqi.
Arbresh.info ka kontaktuar me disa nga banorët e fshatit Bardh i Vogël ku ka pyetur se sa janë të informuar për mbiemrin e tyre dhe çfarë dinë për gjenezën e tij.
Historiani njëherë edhe vendas në fshatin Bardh i Vogël, tregoi me detaje prejardhjen e Krasniqve si dhe historikun e këtij vendi.
“Sa i përket fshatit Bardh i vogël, gjeneza këtu është shumë e vjetër është një prej fshatrave ma të vjetër në komunën e Fushë Kosovës, jo vetëm nga ana e fjalës ë popullit por edhe njëkohësisht edhe në bazë të dokumenteve arkivore apo gjetjeve arkeologjike”, ka thënë Krasniqi.
E në anën tjetër Sabit Krasniqi një i moshuar i këtij fshati na tregoi me nostalgji prejardhjen dhe mënyrën se si këta banorë kanë jetuar për vite me radhë, e po ashtu ai na tha se mbiemri Krasniqi daton para se të krijoheshin fiset./arbresh.info/
Sylvinho zgjedh 11 “gladiatorët” për “betejën” ndaj Serbisë,...
Arrest shtëpiak ndaj 17 të dyshuarve për degradim të mjedisi...
Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI
Makina përplaset me turmën në Passau të Gjermanisë
Nuk u ftua nga Sylvinho, Seferi: Forca Shqipëri gjithmonë me...
Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern në botë që rreziko...