Franca ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për shantazh lidhur me eksportin e vaksinave, mes tensioneve të vazhdueshme mbi zinxhirët e furnizimit, raporton BBC.
Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE ishte “mashtruar” ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka siguruar miliona doza.
“Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie bashkëpunimi, por jo në këtë mënyrë” i tha ai radios France Info.
Franca ka bërë thirrje që BE të zbatojë kontrolle më të ashpra të eksportit, përcjell abcnews.al.
Shpërndarja e vaksinave ka filluar e ngadaltë në të gjithë bllokun dhe BE ka fajësuar kompanitë farmaceutike kryesisht AstraZeneca-n për mosdhënien e dozave të premtuara, ndërkohë që AstraZeneca ka mohuar se nuk po respekton kontratën e saj, raporton A2.
BE pret të marrë rreth 30 milionë doza AstraZeneca deri në fund të marsit, më pak se një e treta e asaj që shpresonte. Procesi i vaksinimit në Britani ka qenë deri më tani më i suksesshëm se në 27 vendet anëtare të BE.
Të enjten, pas një samiti virtual ku udhëheqësit e BE diskutuan furnizimet e vaksinave, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku ishte “rajoni që eksporton shumicën e vaksinave në të gjithë botën”.
Ajo gjithashtu tha që AstraZeneca duhet të “sjellë” dërgesat e saj në BE përpara se të eksportojë doza diku tjetër.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...