Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman, që njëkohësisht është edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, deklaroi se ishte befasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në Klan Kosova ajo u shpreh se nuk kishte bërë fushatë asnjë ditë për kandidaturën e saj dhe se nuk i kishte thënë askujt që ta votojë, por që beson se përkrahje të veçantë ka pasur nga viktimat e tjera të luftës.
“Për mua ka qenë e lehtë se nuk kam qenë në fushatë, për shkak të shëndetit tim isha në Amerikë”.
“Jam befasuar që kam pasur përkrahje aq të madhe duke mos qenë në Kosovë. Viktimat e di që më kanë përkrahur shumë, përndryshe askënd nuk e kam lutur për një votë të vetme. Ka qenë vet vullneti i qytetarëve. Veç një video të shkurtër e kam bërë për ta postuar në Facebook, s’e kam thirr askënd në telefon e t’i them ‘ama votën’. Por besoj që ata e kanë besimin te unë që do të luftoj për drejtësi e për krimet që i ka bërë Serbia”.
Krasniqi Goodman tha se nuk i është dashur të anëtarësohet në LVV për të hyrë në listën e tyre zgjedhore dhe se kjo nuk i është kërkuar, duke e quajtur veten ‘të pavarur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje’.
“Shpresoj që ta kem hapësirën që të luftoj për drejtësi dhe ta kem përkrahjen me të gjithë, e jo veç me deputetët e Vetëvendosjes. Të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të luftuar për drejtësi dhe që stigmën ta thyejmë së bashku. Viktimat ta dinë që e kanë një mbështetje brenda në parlament”.
Ajo po ashtu u shpreh se është pro pjesëmarrjes së saj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nëse kjo do i kërkohej.
“Unë jam e gatshme që t’ia përplas për fytyre Serbisë krimet që i ka bërë në Kosovë dhe unë jam dëshmi e gjallë për ato krime. Unë jam e gatshme, por ky është vendimi i dikujt tjetër. Serbia duhet të ballafaqohet për krimet që i ka bërë, të kërkojë falje e të denoncohet për të gjitha krimet”.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...