Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me një vendim në të cilin i jepet e drejta Tinka Kurtit dhe Drita Millakut lidhur me kërkesën e tyre për t’u bërë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës si deputete që duhet të zëvendësonin deputetët që ishin bërë ministra në vitin e kaluar.
Sipas Kushtetueses thuhet se në të dy rastet kishte diskriminim në bazë të gjinisë, kjo pasi Gjykata Supreme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishin vendosur që deputetët të cilët ishin bërë ministra duhej të zëvendësoheshin me deputetë meshkuj.
Kurti dhe Millaku kanë deklaruar se kanë qenë të parat në listë për t’u bërë pjesë e Kuvendit pas zëvendësimit që ishte bërë me deputetët meshkuj.
“Gjykata konstatoi se, parashtruesja Tinka Kurti është diskriminuar në bazë të gjinisë në lidhje me të drejtën e saj për t’u zgjedhur, në momentin kur edhe përkundër përmbushjes së kuotës minimale 30% përmes rezultatit zgjedhor në kuadër të subjektit politik LVV, në momentin kur u krijua mundësia e zëvendësimit të deputetëve, e njëjta edhe pse kishte më shumë vota se kandidatët burra për deputetë Fitim Haziri dhe Eman Rrahmani, nuk iu mundësua që të bëhej deputete”.
“Më tutje, Gjykata gjithashtu konstatoi se, parashtruesja Drita Millaku është diskriminuar në bazë të gjinisë në lidhje me të drejtën e saj për t’u zgjedhur, në momentin kur edhe përkundër përmbushjes së kuotës minimale 30% nëpërmjet rezultatit zgjedhor në kuadër të subjektit politik LVV, në momentin kur u krijua mundësia për zëvendësimet e ardhshme të deputeteve, përkatësisht kur dha dorëheqje deputeti Shpejtim Bulliqi, në vend të tij, në bazë të përcaktimit për zëvendësim në kuadër të gjinisë së njëjtë, më 18 dhjetor 2020, mandat deputeti mori kandidati Taulant Kryeziu me 6968 vota”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Më poshtë mund ta gjeni aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese:

Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...