Sot nis vaksinimi i stafit akademik të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Në ambientet e kampusit universitar në Spitallë është ngritur qendra e vaksinimit. 160 pedagogë kanë pranuar të vaksinohen në këtë fazë të parë, ndërsa për pedagogët hezitues do të ketë dhe një mundësi tjetër.
Të interesuar për procesin janë dhe anëtarët e stafit administrativ të universitetit, të cilët në masën 70 përqind kanë konfirmuar se duan të vaksinohen, transmeton tch.
Ndërkaq vijon vaksinimi i stafit pedagogjik të sistemit parauniversitar publik. Deri më sot janë vaksinuar afro 50 përqind e mësuesve të shkollave të Durrësit, ndërsa është planifikuar që të kryhet vaksinim edhe javën e ardhshme, pasi ka shtim kërkesash nga mësuesit.
Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime