Një i ri shqiptar mbeti i vdekur pas goditjeve me thikë në perëndim të Londrës. Renato Geci, 21 vjeç, u sulmua gjatë një përleshje rreth orës 03.20 të mëngjesit të së hënës.
Policia u thirr dhe gjeti të riun dhe shqiptar tjetër, gjithashtu në të 20-at, të plagosur me thikë.
1 orë më pas shqiptari u shpall i vdekur nga urgjenca e spitalit. Shqiptari i dytë u dërgua në spital ku mori kurimin e nevojshëm dhe u largua. Të enjten, një 31-vjeçar u arrestua nën dyshimin e vrasjes.
Një grua, 27 vjeçare, u ndalua nën dyshimin për ndihmë ndaj autorit. Të dy qëndrojnë në paraburgim në një stacion policie në jug-perëndim të Londrës.
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...