Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbahet takimi i 18-të i Komitetit të përzier parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe BE-ja.
Siç njoftoi pres-shërbimi kuvendor, në hapjen e takimit virtual fjalime do të kenë Andreas Shider dhe Bilall Kasami, në cilësinë e bashkëkryesuesve të Komitetit të përzier parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian.
Për gjendjen e marrëdhënieve midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me fokus të zbatimit të shkëlqyeshëm të të drejtës së BE-së, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të flasin Nikola Dimitrov, zëvendëskryeministër i obliguar për Çështje evropiane dhe Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme , në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në emër të BE-së do të flasin Gjenovera Ruiz Kalavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, në emër të Komisionit Evropian dhe Angelina Ajhorst, drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në emër të Shërbimit për punë të jashtme./zhurnal
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...