Në mbledhjen e sotme të ministrave për Punë të Jashtme të NATO-s, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg uroi një vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.
“Jam krenar që të premten festojmë një vjetorin e anëtarësimit të RMV-së në NATO dhe urova ministrin e Punëve të Jashtme sot në mbledhje. Kjo është mirë për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, thotë Stoltenberg.
Ai falënderoi ushtarët e RMV-së për pjesëmarrjen në operacionet e NATO-s nëpër botë dhe posaçërisht në Afganistan.
“U takova me ushtarë të RMV-së në Afganistan, ato gjithmonë kanë demonstruar përkushtim, guxim dhe profesionalitet në punë”, tha Stoltenberg./Telegrafi/
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër