Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë takimit të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësimin e situatës më pandeminë, ka thënë se 31 për qind e nxënësve në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se se kanë arritur të bëjnë 7000 testime në institucionet arsimore.
“Edhe ky takim është pak më ndryshe për shkak të zhvillimeve të reja. Në dy javët e fundit janë raportuar 7990 raste pozitive. Angazhimi pë testime ka qenë edhe zotim që Kosova do të arrij numër rekord të testimeve”.
Ky bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit me kryetarët e komunave ka dhënë rezultatet e veta e kemi mbajtur arsimin aktiv. Tash në këtë fazën tjetër kemi arritur të bëjmë 7000 testime. 31 % e nxënësve kanë rezultuar pozitiv”, tha Zemaj.
Ai tha se është shqetësues fakti me rastet e hospitalizuar.
“Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve ku përqindja është stabile por edhe shqetësuese rastet spitalore. Pavarësisht të gjithave përkushtimi nuk duhet të bie”, tha Zemaj./arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun