U.d Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, mbajti sot takim virtual me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno.
Magno, e uroi Osmanin për fitoren në zgjedhje, dhe duke i uruar sukses të mëtejmë në punën e saj. Ajo shprehu interesimin e saj për përgatitjet që janë duke u bërë për formimin e institucioneve të reja, dhe për prioritetet e qeverisjes së ardhshme.
“U.d presidentja Osmani theksoi se ndër prioritetet e para do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covid-19, për të cilën ripërsëriti që Kosova llogaritë në shtetet mike për ndihmë në atë drejtim, veçmas shtetet që deri tani ia kanë dalur në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën për medie të Zyrës së Presidentit.
Tutje, si prioritet, Osmani thuhet të ketë shtruar çështjen e drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e gruas, duke nënvizuar që progresi në këto fusha është i domosdoshëm për një shtet të qëndrueshëm dhe funksional./arbresh.info/
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...