Vaksina AstraZeneca e cila tashmë po administrohet në Mbretërinë e Bashkuar, u dha autorizim për përdorim në të gjithë vendet e BE-së të premten e javës së kaluar, por zyrtarët shëndetësorë në Francë, Gjermani, Itali, Suedi dhe Poloni janë të gjithë kundër përdorimit të saj për njerëzit e moshuar.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i cili është edhe infektolog ka thënë se vaksina AstraZeneca, kundër Covid-19, e cila pritet të vijë në Kosovë, duhet të merret nga kosovarët, raporton Arbresh.info.
“Ne duhet të kemi parasysh një gjë, për të gjitha sëmundjet që shkaktohen nga viruset siç është edhe kjo sëmundje mënyra më e mirë e parandalimit të përhapjes është vaksina. Çdo vaksinë që del në përdorim dhe aprovohet për përdorim në masë të madhe nga ana e Agresioneve botërore të akredituara të barnave ajo duhet të jetë e sigurt për përdorim,. Nga aspekti profesional ne duhet të dimë që potencialisht çdo ilaç mund të ketë ndonjë efekt anësor. Nëse efektet e tilla anësore paraqiten te një numër i vogël i qytetarëve apo pacientëve kjo nuk është arsye të mos përdoret. Unë mund ta krahasoj këtë me preparatin penecelin antibiotik i cili mund të shkaktojë alergji, mirëpo nëse paraqite…ne duhet të shohim përfitimet në raport me efektet e mundshme anësore. Unë e kam kaluar COVID-in dhe në momentin që u vërejt që nuk kam antitrupa të mjaftueshme do ta marrë pa asnjë hezitim”, deklaroi Krasniqi.
Ani deklaroi se rastet janë të rralla për efektet anësore.
Kjo është video e plotë:
Krasniqi: Gjendja me Covid-19 është duke u rënduar janë mbi 780 pacient në spitale
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...
Araujo rikthehet në stërvitje tek Barça, gati për Superkupën...