Ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së Nikolla Srbov, ka ftuar partinë opozitare maqedonase të fillojë me fushatë dhe t’i ftojë anëtarësinë dhe simpatizantët, që masovisht të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Sipas historianit, nëse në ndonjë mënyrë bojkotohet regjistrimi, kjo do të thotë ulje e numrit të maqedonasve, që sipas tij, do të ishte skenari më i keq i mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Disa ditë para fillimit të regjistrimit, nëse do të zhvillohet brenda afatit të caktuar, kam frikë se po shkojmë në skenarin më të keq të mundshëm që kam thënë dhe shkruar më parë. Një pjesë e maqedonasve do të bojkotojnë, një pjesë tjetër do të numërohet dhe ne do të marrim numra tepër të gabuar që do të merren si të vlefshme”.
“Ditët e ardhshme mbeten vetëm dy mundësi: të bëhet gjithçka që regjistrimit të shtyhet për vitin e ardhshëm dhe të fillohet fushatë për regjistrim masiv”, ka shkruar Srbov në Facebook.
Ndryshe, regjistrimi i cili do të zgjasë deri më 21 prill, bojkotohet nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, të cilët me arsyetimin se është pandemi, kërkojnë që i njëjti të shtyhet./Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...