Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi sot në “Facebook” bëri të ditur se “libri i kontestuar i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme nga sot tërhiqet prej përdorimit”.
Ai thotë se kështu ka vendosur Komisioni për dhënien e propozimeve për tërheqje nga përdorimi të librave të miratuar.
“Për këtë vendim unë shpreh falënderim për ministren e Arsimit, Mila Carovska dhe ish-ministrin e deputetin aktual Arbër Ademi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim”, shkruan Grubi.
Ndryshe, libri i gjeografisë kishte shkrime kundër shqiptarëve edhe pse në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka pasur ministra shqiptarë.
Libri i kontestuar i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme nga sot tërhiqet prej përdorimit. Kështu ka…
Posted by Artan Grubi on Wednesday, March 17, 2021
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore