U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Sipas komunikatës së lëshuar nga presidenca, ajo e ka uruar Osmanin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe është shprehur e kënaqur me inicimin e procedurave për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke potencuar rëndësinë e krijimit të tyre në funksion të stabilitetit institucional dhe qeverisjes së mirë.
Në këtë takim, Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për të vazhduar partneritetin mes Luksemburgut dhe Republikës së Kosovës, duke e avancuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet të të dy shteteve.
Nga ana tjetër Osmani ka falënderuar Luksemburgun për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e shëndetësisë.
U.d. Presidentja ka theksuar domosdoshmërinë e menaxhimit dhe luftimit të pandemisë, duke kërkuar që Republika e Kosovës të përkrahet në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës anti-COVID.
Osmani, poashtu ka konfirmuar përkushtimin e saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me shtetin e Luksemburgut, duke theksuar se Republika e Kosovës do të jetë partner i besueshëm që synon edhe më tej thellimin e raporteve me Luksemburgun në të gjitha fushat./arbresh.info/
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...