Gazetari Milaim Zeka ka paralajmëruar se do të ndodhin arrestime të reja nga Gjykata Speciale.
Zeka në emisionin “Politico” në Kanal10 ka thënë se ka informacione se menjëherë pas krijimit të qeverisë do të aktivizohet sërish Gjykata Speciale.
“Një mori arrestimesh, në mesin e tyre edhe 7-8 deputetë”, ka paralajmëruar Zeka.
Kujtojmë se ishte pikërisht Zeka i cili në vitin 2016 kishte dhënë disa emra të cilat kishte pohuar se do të ishin cak i Gjykatës Speciale.
Ndryshe, që disa muaj që në Gjykatën e Speciales janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa.
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE