Gjermania e ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oksford-AstraZeneca pas këshillës nga rregullatori i saj kombëtar për të hetuar raportet e mpiksjes së gjakut.
Përveç Gjermanisë edhe disa vende të tjera evropiane e ndoqën po këtë shembull si një masë paraprake, transmeton Arbresh.info.
Në mesin e këtyre vendeve është Irlanda, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila deklaroi të hënën se paneli i saj këshillues po shqyrtonte raportet në lidhje me vaksinën Oksford-AstraZeneca, por sipas organizatës nuk kishte prova se ndonjë incident shëndetësor ishte shkaktuar nga vaksina.
Përveç, OBSH-së, reagime ka pasur edhe nga vetë kompania farmaceutike AstraZeneca, e cila potencoi të dielën se një rishikim i të dhënave të sigurisë të njerëzve të injektuar me vaksinën e saj kundër COVID-19, nuk ka treguar prova të një rreziku të rritur të mpiksjes së gjakut.

Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas