Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në postin e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fort se më parë. Kryedemokrati thekson se pret me kënaqësi që të punojë me Abdixhikun.
“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova.
Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...