Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e stinës së dimrit do të jetë e ndryshueshme.
Sipas njoftimit, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave relativisht të ftohta që vijnë nga ana veriperëndimore e kontinentit. Parashihet të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore.
Borë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë.
Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdojë deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, ndërsa pjesëmarrësve në trafik ju këshillohet kujdes i shtuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision