
FILE PHOTO: People wearing face masks walk at Trocadero square near the Eiffel Tower, as France began a gradual end to a nationwide lockdown due to the coronavirus disease (COVID-19) in Paris, France, May 16, 2020. REUTERS/Gonzalo Fuentes
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 228 vdekje të reja nga COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 25.229 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.015.560 ndërkohë me 228 vdekje numri i viktimave ka arritur në 90.146.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.749 persona, prej të cilëve 4.033 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.245 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 271.678.
Numri i personave që ndodhen në kujdesin intensiv ka kaluar për herë të parë mbi 4 mijë që nga nëntori 2020.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 4.819.924 ndërsa 2.219.277 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se situata e pandemisë së COVID-19 është shqetësuese. “Do të jemi të detyruar të marrim të gjitha masat e nevojshme në rast se pandemia vazhdon me këtë ritëm”, tha ai.
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...