Tre ditë para skadimit të afateve, Qeveria vendosi t’u japë kontabilistëve 10 ditë shtesë, që ti dorëzojnë llogaritë përfundimtare vjetore për vitin e kaluar. Kjo mund të bëhet deri më datën 25 të këtij muaji, në vend të datës 15-të, siç kërkohej fillimisht.
Edhe pse vetëm disa javë më parë Qeveria ishte e vendosur se nuk do të kishte zgjatje të afateve, në koordinim me Regjistrin Qendror ata kanë marrë një vendim të kundërt. Si arsye e theksojnë gjendjen me koronavirusin.
Nga Regjistri Qendror nuk na dhanë përgjigje konkrete në pyetjen, pse fillimisht e refuzuan atë, dhe tani e morën një vendim të tillë.
“Shumë kontabilistë janë të infektuar me virusin dhe janë në spital, duke ua bërë të pamundur të përmbushin afatet ligjore”, thonë nga Regjistri Qendror.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...