Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dha një rekomandim sot për aprovimin me kusht të vaksinës kundër Covid-19, e cila prodhohet nga kompania “Johnson and Johnson”.
EMA deklaron se vaksina “Jansen” tregoi një efikasitet prej 67 përqind pas dy javësh dhe se plotëson kriteret e sigurisë dhe cilësisë kur bëhet fjalë për parandalimin e koronavirusit tek njerëzit më të vjetër se 18 vjeç, transmeton portali arbresh.info
Rezultatet e një studimi klinik mbi njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Afrika e Jugut dhe Amerika Latine, zbuluan se efektet anësore të vaksinës “Jansen” janë jashtëzakonisht të buta dhe të moderuara dhe zhduken brenda pas ditësh pas vaksinimit.
Më të zakonshmet janë dhimbjet në vendin e pickimit, dhimbja e kokës, lodhja, dhimbjet e muskujve dhe të përzierat.
Sipas ekspertëve, vaksina e Johnson & Johnson punon duke përgatitur trupin për të mbrojtur trupin nga virusi dhe përbëhet nga një virus tjetër (adenovirus) që është modifikuar për të përmbajtur gjenin e proteinave SARS-CoV-2.
Kjo është vaksina e katërt kundër koronavirusit që është aprovuar në BE.
Më parë, licencat e kërkuara për BE u morën nga vaksinat e kompanive “Pfizer dhe Bynotek”, “Moderna” dhe “AstraZeneca”./arbresh.info/
Brikena zyrtarizon ndarjen: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...