Një grua në shtetin Utah të SHBA-së ka humbur jetën katër ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Moderna kundër COVID-19.
Kassidi Kurill, një nënë vetë-ushqyese 39-vjeçare, mori dozën e dytë më 1 shkurt dhe ndërroi jetë më 5 shkurt, tha transmetuesi lokal “2News” në një rrëfim rreth efekteve anësore të vaksinës.
Ndërsa rezultatet e autopsisë janë në pritje, familja e Kurill-it i tha kanalit të lajmeve se ajo nuk kishte probleme shëndetësore ose gjendje para-ekzistuese.
Gjendja e saj filloi të përkeqësohej një ditë pas vaksinës ndërsa ajo shkoi në një spital lokal 3 ditë më vonë, thuhet në raport.
“Ata bënë analizat e gjakut dhe menjëherë u kthyen dhe thanë se ajo ishte shumë e sëmurë dhe se mëlçia e saj nuk po funksiononte“, tha babai i saj për kanalin e lajmeve.
Kurill u zhvendos në një qendër traume në qytetin Murray për një transplant të mëlçisë, por gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo humbi jetën mëngjesin e 5 shkurtit, thuhet në raport.
Efektet anësore të vaksinës janë të zakonshme, por vdekjet që rezultojnë janë të rralla, sipas Sistemit të Raportimit të Ngjarjeve të Padëshirueshme të Vaksinave (VAERS) të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Që nga 8 marsi, më shumë se 92 milionë doza të vaksinave COVID-19 janë dhënë në SHBA, ndërsa VAERS mori vetëm 1.637 raporte të vdekjes, 0,0018 për qind, midis njerëzve që morën një vaksinë.
“Deri më sot, VAERS nuk ka zbuluar shkakun e vdekjes që do të tregonin një problem sigurie me vaksinat kundër COVID-19“, tha CDC në faqen e saj të internetit.
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës
Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në di...
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...