Familjarët e të dënuarve për logjistikë të grupit të Kumanovës sot në një konferencë për media akuzuan drejtorin e burgut të Shutkës se po shkel ligjin dhe rregulloren e burgut, duke iu pamundësuar të dënuarve të grupit tshfrytëzimin e uikendit, i cili sipas familjarëve u takon me ligj.
“Arsim Bajramit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” nuk u lejohet shfrytëzimi i ditëve të lira, që sipas rregullores së burgut njihet si uikend. Edhe përkundër se ata që tre muaj kanë plotësuar kushtet, drejtori i shtëpisë ndëshkuese po shkel ligjin dhe ju pamundëson këtë të drejtë familjarëve tanë. Grupit i takon shfrytëzimi i uikendit por drejtori nuk e mundëson këtë. Kjo flet se drejtori i burgut është mbi ligjin”, deklaroi Bujamin Selmani, i afërm i të burgosurve të lartpërmendur./alsat
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...