Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nga Fieri i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi sot teksa prezantoi kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 Prillit. Meta u pyet në lidhje me foton e publikuar nga Rama dhe krahasimin me Etilda Gjonajn.
“Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do isha i shqetësuar, por unë kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike“, tha Meta.
Teksa u kthyer tek zgjedhjet e 25 Prillit, kreu i shtetit shqiptar u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Në një konferencë për mediat, Presidenti tha se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij e vërtetë në demokraci.
Më tej ai u shpreh se ka “qenë gjithmonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe ka theksuar prej kohësh që në themelet e krizës qëndron kriza e legjitimitetit të institucioneve”. Në lidhje me deklaratat e tij se zgjedhjet e 25 Prillit janë një referendum, ai u shpreh se është vendosur në pikëpyetje e ardhmja europiane e Shqipërisë.
Meta: Kur flas për referendum më 25 Prill e them sepse është vendosur në pikëpyetje e ardhmja europiane e Shqipërisë.
“Vetëm një pjesëmarrje masive në zgjedhje do përmirësojë kredencialet e Shqipërisë. Është koha të shembim një regjim të gënjeshtërt”, tha ai.
Më tej komentoi dhe hapjen e listave, duke thënë se tashmë qytetarët kanë dhe mundësi të zgjedhin kandidatët.
“Populli shqiptar do ta tregojë më 25 Prill që është një popull shqiponjash. Më 25 Prill keni shumë zgjedhje tradicionale dhe të reja. Keni dhe kandidatët që ju gjykoni se janë më të mirët. Mos e humbisni këtë mundësi. Qytetarët e Shqipërisë duhet të japin vlerësimin e tyre objektiv përmes pjesëmarrjes në zgjedhje, por edhe përmes kandidatit apo kandidates që ata mendojnë që i përfaqësojnë më mirë interesat e tyre. Të mos nisen nga renditjet e kandidatëve”, shtoi ai./tvklan
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës