Edi Rama i ka bërë thirrje skuadrës së tij që “të vrapojnë për Shqipërinë e për të ardhmen” dhe të punojnë së bashku për të arritur objektivin maksimal.
Gjatë aktivitetit me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka ironizuar opozitën duke thënë se skuadra e tij nuk duhet të ndalet nga “ata që i bien borive tek parking i makinave të vjetra për të ndalur autokolonën e tij”.
Rama: Strategjia është në sulm ata që janë përpara, në mesfushë ata që organizojmë, ata që shpërndajnë topat, ata që krijojnë harmoni dhe nxisin mekanizmin e skuadrës dhe në mbrojtje ata që duhet të mbrojnë skuadrën nga golat offside, nga golat e parregullt, sidomos të LSI-së që është e stërvitur dhe të gjithë shpresat i ka tek golat e parregullt.
Në Tiranë kemi një skuadër që ka një drejtues që kryen të gjithë organizmin dhe ka një kapiten që duhet të kryejë të gjithë komunikimin e të tjerëve. Kështu të gjithë së bashku duhet të arrijmë rezultatin. Objektivi bazë është 19 dhe nuk e luan topi, maksimal është 20 dhe nëse luajmë me të gjitha forcat, do të jetë i arritur. Po ju kërkoj të vraponi për Shqipërinë, për të ahrdhmen, pa e parë kush janë ata që i bien borive te ai parking i makinave të vjetra për të ndaluar autokolonën tonëtc, harrojini ata. E kemi mision ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen e të gjithëve. Sukses e kurajo të gjithëve bashkë./TCH
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...