Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka performuar në paradën e LGBT që u mbajt në Sidnej.
Rita ishte e ftuar në paradën e LGBTI në festivalin e “Mardi Gras” të Sidnej këtë vit, shkruan portali arbresh.info
Rita mahnitit me paraqitjen e saj teksa performoi me shumë energji që ‘elektrizoi’ skenën.
Bukuroshja shqiptare kishte veshur një kostum të kaltër i cili shkëlqente, një pelerinë të gjatë dhe këpucë shumëngjyrëshe të cilat përfaqësonin flamurin e komunitetit LGBTI.

Rita u zhvendos në Australi në fillim të muajit të kaluar, pasi është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”. /arbresh.info/
Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...