Një zjarrfikës është lënduar gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, që shpërtheu mëngjesin e sotëm, në një shtëpi banimi në fshatin malor Veshallë të Tetovës. Si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarrit, flakët kanë kapluar edhe tre objekte ndihmëse të kësaj shtëpie, ndërsa janë djegur tërësisht të katër objektet.
Rasti është paraqitur tek zjarrfikësit rreth orës tetë të mëngjesit, pas çka, me tre makina kundër zjarrit dhe dhjetë zjarrfikës, në kohë rekorde është intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.
Nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë, për “Alsat” janë shprehur se për shuarjen e zjarrit janë dashur madje dhjetë zjarrfikës dhe pas një lufte të gjatë me flakët, i njëjti është arritur të lokalizohet.
Për fat të mirë, gjatë kohës që ka ndodhur zjarri në shtëpi nuk ka pasur njerëz me çka, dëmet llogariten vetëm materiale. Arsyet e zjarrit, sipas zjarrfikësve të Tetovës dyshohet të jenë nga energjia, por e njëjta do të konfirmohet nga ekipet e hetimin të cilat bashkë me policinë, për momentin janë duke bërë ekspertizat.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...