Pas votimit të ngushtë në Dhomën Nacionale (88 me 87 vota) çështja mbetet të votohet edhe në Dhomën e Kantoneve (Senat). Paralelisht është duke u nënshkruar edhe iniciativa popullore për ndalimin e burkas.
Me një dallim të ngushtë në vota, 88 pro, 87 kundër dhe 10 abstenime, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar iniciativën parlamentare për ndalimin e mbulimit ose Burka-s,siç njihet më shumë, mbulesa islamike e grave. Çështja mbetet të votohet edhe në Dhomën e Kantoneve (Senat)
Në fillim të vitit, Komisioni për Politika Shtetërore i Dhomës Nacionale, me 10 vota pro, 1 kudnër dhe dy abstenime ishte shprehur me shumicë të madhe kundër ndalimit të mbulesës në fjalë, në ambiente publike. Mbulesa me motive fetare në Zvicër është shumë e rrallë dhe me këtë nuk përbën ndonjë problem real, ishte argumentimi i komisionit, përcjell albinfo.ch. Paralelisht ishte nisur edhe iniciativa popullore me po këtë kërkesë (ndalimin e burkas) dhe kjo mund t`i jepte udhë zgjidhjes së problemit.
Por Dhoma Nacionale e Parlamentit nuk iu bind këtij argumentimi dhe duke iu përgjigjur një iniciative parlamentare, e hodhi atë sot në votim, duke e miratuar.
Autori i iniciativës, Walter Wobmann (SVP) e ka argumentuar atë duke thënë se “mbulesa e plotë dhe islami radikal duhet të shikohen në një lidhje mes vete. Kur dikush mbulohet, nuk mund të shihet nëse ai është i parrezikshëm, i dhunshëm, i paarmatosur ose i armatosur”.
Paralelisht është duke u nënshkruar edhe iniciativa popullore për ndalimin e burkas. Deri më 15 shtator janë grumbulluar 100 mijë nënshkrimet e nevojshme për të qenë iniciativa e gatshme për tu hedhur në votë, transmeton albinfo.ch. Edhe iniciativa në fjalë ka për autor deputetin Wobman, gjegjësisht “komitetin e Egerkingenit” të drejtuar nga ai.
Më 1 korrik ka hyrë në fuqi ndalesa e burkas në kantonin e Ticinos, pasi që për këtë ndalesë kishte votuar popullata me të drejtë vote e këtij kantoni.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...