Në Ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së kanë filluar homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari, homazhe të përbashkëta bënë kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci.
Ata thanë se përkujtimet duhet të shërbejnë si motiv për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
“Një popull që kujton dhe nderon të kaluarën dhe sakfricën e popullit të vet do ta ketë të sigurt të ardhmen. E kemi për obligim dhe detyrë të punojmë dhe të jemi të kujdesshëm, si dhe ta duam njëri-tjetrin. Nderimet do t’i vazhdojmë edhe në komplekset tjera”, ka thënë Jashari para gazetarëve.
Ndërkaq, Lladrovci tha se para varreve të dëshmorëve dhanë edhe një zotim.
“5,6 dhe 7 Marsi është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë. Ne sot s’po bëjmë veç homazhe, por jemi zotuar se ne do të bëjmë punë të mira për komunat tona”.
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK