Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar është paditur në gjykatë për të tretën herë pasi vendosi flamurin kuq e zi në selinë e Këshillit në Serbi.
“Që kur kam marrë detyrën, kam qenë tre herë në gjykatë për çështjen e ngritjes së flamurit. Çdo 28 nëntor, ne ngremë flamurin shqiptar në zyrat tona”, thotë Ragmi Mustafa në “Shqipëria live”.
Sipas tij, kjo padi vjen si kundërpërgjigje mbi padinë që ai Këshilli Kombëtar ka bërë ndaj ministrit serb të punëve të brendshme. “Ne kemi ngritur padi ndaj ministrit të punëve të brendshme, për përdorim të gjuhës së urrejtjes. Kjo padi ngrihet në të njëjtën kohë me padinë tonë”.
Mustafa thotë se për rastet e mëparshme të ngritjes së flamurit në Serbi, janë dy proceset e që nuk kanë përfunduar. “Do ta vazhdojmë çështjen sepse nuk kemi bërë asnjë shkelje, është flamuri kombëtar i shqiptarëve, nuk mund të vendosin serbët cili është flamuri jonë”.
Ai shton se është e domosdoshme që çështja të rregullohet me ligj, ashtu siç ka ndodhur në Malin e Zi.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...