Ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melanie, janë vaksinuar kundër koronavirusit në janar, ndërsa ishin ende në Shtëpinë e Bardhë.
Ndryshe nga Joe Biden, i cili u vaksinua më 21 dhjetor, i cili u transmetua në televizion drejtpërdrejt, disa javë para se të vinte në pushtet, Trump kurrë nuk përmendi publikisht se ishte vaksinuar, tranmseton portali arbresh.info
Burime të France Press kanë bërë të ditur se Donald dhe Melanie Trump u vaksinuan në Shtëpinë e Bardhë në janar.
onald Trump, në fjalimin e tij të parë që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, tha “të gjithë duhet të vaksinohen”.
Deklaratat e tij morën një rëndësi të veçantë sepse disa nga simpatizantët e tij ishin shumë të dyshimtë ndaj vaksinës.
Donald Trump, i cili doli pozitiv për covid-19 në fillim të tetorit, kaloi disa ditë në Spitalin Ushtarak Ëalter Reed në periferinë e Uashingtonit./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu