Pak pas orës 21:00 të së hënës kanë arritur në Aeroportin e Rinasit në Tiranë edhe 15.210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer.
Në aeroport ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili u shpreh se ardhja e vaksinave do të vijojë pa ndërprerje.
“Do të marrim 30 mijë doza në muajin prill dhe skeduli do të vazhdojë pa ndërprerje çdo muaj. Kam besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZeneca brenda marsit, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Ju lutem durim, pasi është një luftë e madhe tregtare dhe ne nuk jemi mbrapa askujt. Durim”, u shpreh Rama.
Më herët, gjatë së hënës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këto doza vaksine do të vinin ditën e martë duke pasur një shtyrje për 24 orë, por më pas avioni arriti në mbrëmje në Aeroportin e Rinasit./ A2 CNN



Çmimet e larta të naftës, të premtën mbahet seancë parlament...
Mediumi britanik shkruan për humbjen e Kosovës: Pavarësisht ...
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...