Kryeministri i Italisë, Mario Draghi shkarkoi të hënën komisionerin special italian të COVID-19, Domenico Arcuri dhe e zëvendësoi me një ekspert logjistik të ushtrisë, në një sinjal që qeveria donte të shpejtonte vaksinimet.
Masa pasoi ankesat në rritje në lidhje me trajtimin e krizës nga Arcuri dhe shqetësimin se fushata e vaksinave anti-COVID po ecte përpara shumë ngadalë.
Është një nga vendimet e para të mëdha të Draghit që kur u bë kryeministër muajin e kaluar dhe pas shkarkimit të javës së kaluar të shefit të agjencisë së mbrojtjes civile, transmeton Telegrafi.
Ky hap u pa gjithashtu si një përpjekje për të përmirësuar përgjigjen e Italisë ndaj krizës së pandemisë.
Komisioneri i ri i coronavirusit u emërua Gjenerali, Francesco Paolo, një ish-komandant i forcave të NATO-s në Kosovë dhe shef i logjistikës së ushtrisë që nga viti 2018.
Draghi i tha parlamentit muajin e kaluar se dëshironte të përfshinte ushtrinë në planin mbarëkombëtar të shpërndarjes së vaksinave.
Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e ...
Osmani pret Hargreaves, theksohet rëndësia e formimit të ins...
FSK pret drejtorin e Gardës Kombëtare të SHBA-së, thellohet ...
BE hap rrugën për marrëveshjen tregtare të “Mercosur” pas 25...
Cilësia e ujit në 7 rajone të Kosovës pas vërshimeve, IKSHKP...
Komandanti i FSK-së priti në takim të ngarkuarin me punë të ...