Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet dhe për shëndetësi.
Në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet është propozim ligji për marrje hua të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bazë të Marrëveshjes për hua për financimin e projektit “Vendosja e transportit të shpejtë me autobus në Qytetin e Shkupit”, në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.
Komisioni për Shëndetësi do të diskutojë edhe për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe për ndryshimet në Ligjin për sigurimin shëndetësor, në procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin