Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, rreth orës 13:50 minuta, ka ndaluar të pandehurin me inicialet B.R., zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Mashtrimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Siç thuhet në një njoftim për media, gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, janë sekuestruar një telefon Samsung, një kartelë Vala, një kartelë Ipko, një tabletë i markës Lenovo, një kompjuter i markës HP, si dhe, një USB.
“Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Një (1) telefon Samsung, një (1) kartelë Vala, një (1) kartelë Ipko, një (1) tabletë i markës Lenovo, një (1) kompjuter i markës HP, si dhe, një USB”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, i pandehuri B.R., pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...