Një grua në Turqia ka arritur që të shpëtojë katër fëmijët e saj nga zjarri, duke i hedhur ata nga kati i tretë.
Familja jetonte në një ndërtesë pesëkatëshe në rrethin Esenler të Stambollit, e cila u përfshi nga zjarri të mërkurën, transmeton portal arbresh.info
Kalimtarët dhe banorët e ndërtesës shtruan një batanije nën dritaren e tyre për të kapur fëmijët. Shërbimi i urgjencës më vonë transportoi fëmijët në spital.
“Së pari pamë tym të zi që ngrihej. Pastaj dëgjuam fëmijë që bërtisnin nga dritarja dhe menjëherë hapëm batanijen. Një grua hodhi fëmijë nga dritarja dhe ne i kapëm ata,” u citua të thoshte një dëshmitar i ngjarjes për Sky Neës.
Nëna u dërgua në spital si një masë paraprake, por raportet e mëvonshme konfirmuan se as ajo dhe as fëmijët nuk pësuan dëmtime serioze./arbresh.info/
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...