Në shënimin e ditëlindjes së 85-të të Adem Demaçit, këshilli organizues i “Pranverës shqiptare 1981”, ka organizuar tryezë për të diskutuar për veprimtarinë e tij. Aty u tha se Demaçi ishte frymëzim për të gjithë dhe simbol i rezistencës shqiptare.
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i cila tha se Demaçi është veprimtari më unik që ka pasur kombi shqiptar.
“Të gjithë e kemi njohur si të pathyeshëm dhe pa lodhshëm. Ai kurrë nuk është stepur prej frikës, e as lodhur prej padrejtësisë. Ai ishte një vetmohim me paramendim. Është veprimtari më unik që kemi pasur dhe më autentik që mundesh ta imagjinosh”, tha ai.
Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti i cili tha se Demaçi ishte frymëzim i gjallë për të gjithë.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni derisa thuri lavde për Demaçin u shpreh kritik edhe karshi institucioneve dhe njerëzve që sipas tij dëshirojnë ta heshtin emrin e Adem Demaçit./lajmi.net/
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...