Udhëheqësja e “Zëri për Maqedoninë”, Solza Grçeva, njoftoi se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, refuzoi kërkesën e Qeverisë.
Sipas Grçevës, akademiku Abdulmenaf Bexheti ishte i vetmi që foli pozitivisht.
“ASHAM arriti të ruajë emrin e saj. Ata refuzuan letrën nga Qeveria për ndryshim urgjent në diçka të çoroditur si Akademia Kombëtare e …. Maqedonisë së Veriut. Kundër ishte vetëm Akademik Bexheti. Pas tensioneve, qeveria duhej të dorëzohej. Bravo për Akademinë e Maqedonisë!! Sikur kjo mos dorëzoheshin të gjitha institucionet”, shkroi Grçeva në Facebook.
Herën e fundit u spekulua se ASHAM do të ndryshojë emrin e saj në 2019 në frymën e Marrëveshjes së Prespës, por Akademia mbajti emrin e vjetër./Telegrafi/
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...