Producenti shumë i dashur nga publiku, Ardit Gjebrea ka fituar betejën me Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet i veshur sportive në një ambient me gjelbërim.
Arditi ka falenderuar doktor Adrian Jorgjin, infermiere Florën dhe bashkëshorten Anilën, duke e cilësuar edhe si engjëll mbrojtës.
“Kaq ishte!
Tani filloi rekuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre.
Falerminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force!
Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton?
Dielli doli”, ka shkruar Gjebrea.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës