Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka arritur dakordësinë me kryedemokratin Lulzim Basha për t’u bërë pjesë e marrëveshjes së opozitës për të dalë si një koalicion i përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ndoka mbajti pezull marrëveshjen deri në orët e mbrëmjes së sotme. Kjo pasi Basha i kishte ofruar një vend në listën e Shkodrës, që nga Nard Ndoka gjykohet se nuk është i sigurt që mund të sigurojë mandatin.
Ndërkohë takimet në selinë e PD po vazhdojnë mes Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare për të konktretizuar marrëveshjen e hartuar./abcnews.al
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis se...
Nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron ...