Ka nisur seanca në Speciale ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.
Nga Prokuroria e Specializuar kanë thënë se mbrojtja e Gucatit e Haradinajt gabimisht ka argumentuar në lidhje me procesin e nxjerrjes së materialeve.
Prokuroria ka thënë se ja ka bërë të ditur tashmë mbrojtjes për dëshmitarët që e ka ndërmend t’i thërras për të dëshmuar.
“Mbrojtja argumenton se ZPS-ja nuk ka nxjerrur këto materiale, duke u mbështetur në faktin se ZPS do të intervistojë edhe tjerë dëshmitarë. Nuk ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët në sallën e gjyqit. Prokuroria synon që të thërrasë për të dëshmuar autorët e deklaratave që i janë bërë të ditura tashmë mbrojtjes. Kjo u jep përgjigje të gjitha dyshimeve të mbrojtjes për këtë pike”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se të gjitha materialet e nxjerrura janë të kategorizuara sipas rregullave të përcaktuara.
“Lidhur me vendimet e fundit për masat mbrojtëse me dokumentet e protokolluara, gjykata i ka dhënë urdhër ZPS-së që mbrojtjes t’i ofrojë në dispozicion materiale të caktuara. Këto materiale do të duhen të kategorizohen. Në lidhje me këtë vendim, mund të jetë i nevojshëm nxjerrja e materialeve shtesë në bazë të kategorive”, tha ajo.
“Prokuroria do të jetë e gatshme për gjykim, pavarësisht përmbushjes së kërkesave të palëve të treta. Do të jemi në gjendje të depozitojmë dosjen paraprake të çështjes”, shtoi ajo
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...