Lajme të këqija për trajnerin Ronald Koeman e sidomos për mesfushorin ofensivë, Philippe Coutinho. Sipas Mundo Deportivo, braziliani nuk ka përmirësime që nga lëndimi në gju, andaj do mungojë më shumë se sa pritej.
Coutinho pësoi lëndim në muskuj në gjurin e majtë gjatë barazimit me Eibarin në dhjetor dhe pas operacionit pritej që të rikthehet pas tre muajve, pra të jetë gati për “El Clasico”, e paraparë të zhvillohet me 10 prill.
Mirëpo, kjo mesa duket nuk do të ndodh. Lajm i keq tjetër për Barcelonën është edhe që sulmuesi Ansu Fati gjithashtu është duke pasur probleme me shërimin. Fati pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm, ndërsa rikthimi i Coutinhos ende nuk dihet, por duke u bazuar në raportimin e Mundo Deportivo do vazhdojë edhe për një kohë me të gjatë.
Nga te tre lojtarët që kanë pasur lëndime në gju, vetëm Gerard Pique ka arritur të rikthehet në kohë, por ky i fundit nuk u operua./arbresh.info/
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...