Agim Ismailoviq, një nga të akuzuarit në rastin “Monstra” i cili u dënua me burg të përjetshëm, për paraburgimin e propozuar nga prokuroria, komentoi se ai nuk ka ndërmend të ikë siç bëri Gruevski ose Mijallkov.
“Unë them se nuk kam asgjë me këtë krim. Ju gjithashtu vendosët për propozimin e paraburgimit, më lejoni t’ju them se unë kam qenë i lirë për tre vjet, dhe deri në ditën e fundit kur u lirova, dhe kur u dha propozimi për paraburgim nga prokuroria, ju premtova se çfarëdo vendimi të sjell gjykata, unë nuk do të iki dhe do t’i përgjigjem çdo thirrjeje dhe të jem në dispozicion të ligjit. Unë nuk do të iki si Gruevski, Mijallkov dhe të tjerët”, tha Ismailoviq.
Fejzi Aziri, Halil Demiri dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq u dënuan sot me burgim të përjetshëm për terrorizëm për rastin “Monstra”./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...