Skuadra e Juventus nuk ka pasur aspak problem që ta mposhtë Crotonen.
“Zebrat” shënuan fitore me rezultat 3:0 kundër skuadrës që gjendet në vendin e fundit në tabelën e Series A, transmeton Indeksonline.
Në pjesën e parë, Juventus shënoi dy gola me anë të Cristiano Ronaldos në minutat 38 dhe 45.
Goli i tretë i Juventus erdhi në minutën e 66-të, ku shënoi McKennie. Me këtë fitore, Juventus kap shifrën e 45 pikëve.
Ekipi i Pirlos tash është 4 pikë larg Milanit dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse diferenca me vendin e parë, Inter, është 8 pikë.
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...