Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në konferencën për shtyp për ndeshjen ndaj Milanit që do të zhvillohet nesër.
Milani dhe Interi do të ndeshen nesër në orën 15:00 në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.
Conte në konferencën për shtyp para ndeshjes është pyetur nga gazetarët italianë se si planifikon të ndalë Zlatan Ibrahimovic.
Ai u shpreh se Ibra ka shënuar ndaj tyre dhe paraqet rrezik, por me punë në skuadër do të thotë që nuk mund të shënojë nesër.
“Si do ndalet Ibra? Kjo zgjidhet me punë nga skuadra, duke kërkuar të reduktojmë sa më shumë gabimet tona”, tha Conte”
“Jemi duke folur për një lojtar të fortë që ka bërë shumë për Milanin. Ka shënuar edhe ndaj nesh në ndeshjet e kaluara, por nuk është e thënë që do ta bëjë nesër”, përfundoi Antonio Conte.
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari